Kina importon 55 për qind të naftës nga jashtë
Pekin, 29 dhjetor - Kërkesa për naftë në vitin 2010 është rritur në Kinë me 20 %. Nga janari deri në nëntor, Kina ka importuar gjithsej 218 milionë tonë naftë bruto, ose 20% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Komiteti Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës.
Sipas të dhënave, në vitin 2010, 55% e naftës së nevojshme në Kinë, importua nga jashtë.
Ndërkohë nga janari deri në nëntor, vëllimi i shitjes së automjeteve në Kinë u shtua mbi 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo në një farë mënyre tregon arsyet e kërkesës së lartë për naftë në Kinës.