22 Dhjetor 2024

Kina e para në eksport, SHBA konsumatorët me të medhenj

Pekin, 29 mars - Kriza e madhe ekonomike e vitit 2009 e tronditi ekonominë, duke sjellë edhe zhbalancime në modelet e tregtisë dhe ekuilibrat e ekonomisë globale, analizon Dojce Vele. Eksporti Nga njera anë janë tepricat në tregtinë e jashtme të kombëve të mëdha eksportuese si Kina, Japonia dhe Gjermania, të cilat eksportojnë me zell dhe krijojnë rezerva kursimesh.

Në anën tjetër janë deficitet e larta në bilancet e kombeve, të cilat i lejojnë vetes të konsumojnë duke u bazuar në kredi. Kampione botë në eksport për gjashtë vjet kanë qenë gjermanët; tani janë kinezet, të cilet kanë kuota shumë të larta kursimesh.

Konsumatori me i madh dhe importues i botes janë amerikanët, bilanci i pagesave të të cilëve prej dekadash ndodhet në minus. Në vitin 2009 deficiti i SHBA, i reduktuar përmes krizes ishte rreth 370 miliardë dollar. Kjo është shuma, në të cilen SHBA importuan me shumë së eksportuan.

Vitet e kaluara amerikanët i lejuan vetës gjithmonë të kenë një deficit prej më shumë se 5 për qind në bilancin buxhetor. Borxhet Spanjollet, portugezët, grekët po \"mbyten\" nga borxhet që kanë.

Kjo ishte sipas pikepamjes se shumë ekonomistëve një shkak i rëndesishëm për destabilizimin e ekonomisë botërore, që perfundoi në krizen e madhe.

Konsumatorët amerikanë he për he nuk luajne rol për ngritjen ekonomike. Të detyruar nga halli, ata po shtojnë kursimet e tyre. Në Evropë, spanjollët, portugezët dhe grekët, si dhe irlandezët duhet të kufizohen në shpenzime, përndryshe ata do të mbyten nga borxhet që kanë.

Këto vende perjetuan nje bum ekonomik, me futjen ne bashkimin monetar te Euros, sepse papritur iu desh te paguajne interesa me te uleta bankare.

Por hareja u pasua nga ngerci. Me takimin e nivelit te larte te 20 shteteve me te medha te industrializuara dhe te vendeve me zhvillim te shpejte ne Pitsburg ne shtator 2009, shefat e shteteve dhe te qeverive miratuan ne menyre te turbullt ne nje protokoll shtese se \"do t\'i menjanojne ne te ardhmen disbalancat e papranueshme globale.\" Kete e kerkon edhe Fondi Monetar Nderkombetar, shifrat e te cilit qe prej vitit te kaluar tregojne nje ulje te qarte te deficiteve dhe suficiteve ne bilancet e pagesave, sepse vellimi tregtar ne pergjithesi ra.

Gjermanet ne dileme per eksportin si \"leve\" zhvillimi Nderkohe ne Gjermani eshte shtuar shqetesimi, nese struktura ekonomike e orientuar fort nga eksporti e Gjermanise do te jete e qendrueshme per nje kohe te gjate. Mendimet e ekonomisteve jane shume te ndryshme.

Nga njera ane eshte kampi i kritikeve, para se gjithash nga kampi i sindikatave, te cilet kerkojne largimin nga orientimi i forte te eksporti dhe nje politike me ekspansive pagash, per te forcuar kerkesen në tregun e vendit. Nje fraksion me i madh ekonomistesh, shumica e ekonomisteve gjermane mendojne qe orientimi drejt eksportit është i drejte.

\"Ne vitet dhe dekadat e kaluara, aktivitetet tona te eksporteve kane krijuar miliona vende pune ose te pakten i kane garantuar ato. Punemarresit ne Gjermani kane perfituar nga kjo ne menyre te konsiderueshme\", thekson Wolfgang Franz, kryetari i Keshillit te Eksperteve te ekonomisë. Qe te besosh se politika gjermane thjesht mund te terheqe nje leve dhe nga orientimi drejt eksportit te kthehet ne orientim drejt tregut te brendshem eshte vertet utopike, thote Franz.

\"Ne Gjermani nuk ekziston një planifikues i pergjithshem i ekonomisë, që mund ta bente këtë,\" thotë kryetari i Keshillit të Eksperteve të Ekonomise gjermane. Me kete ai nenkupton mundesite e udheheqjes komuniste kineze, e cila me programin e saj gjigant synon te mbeshtese konjukturen e brendshme. Me efekt do te ishte edhe nje vleresim i monedhes kineze juan, gje qe Pekini nuk e ka marre me ngut. Nje kritike e papritur ndaj \"modelit gjerman te biznesit\" vjen nga kryeekonomisti i Deutsche Bank, Thomas Mayer.

Gjermania ka luajtur rolin e kuzhinierit dhe te kamerierit per vendet qe festonin ahengje. Tani ato kane falimentuar dhe livruesi perballet me probleme. Maieri kerkon punesim me te gjere ne Gjermani. Per kete ai ka nje propozim jokonvencional: \"Pse nuk e ul Gjermania produktivitetin e saj\", pyet ai.

Ai me kete ka parasysh qe te papunet e deritashem te angazhohen ne pune te thjeshta. Nje shembull do te ishte shitja e biletave te trenit nga njerezit, ne vend te automateve. Ne fund te fundit, Mayeri mendon se ia vlen te zgjerohet sektori i pagave te uleta per pune pak produktive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)