Kina e para në botë për eksportin e elektromekanikeve
Pekin, 27 shkurt - Në tregtinë e jashtme të produkteve elektromekanike dhe vëllimin e eksportit të tyre në vitin 2010, Kina zuri vendin e parë në botë. Kështu kompanitë vendase arkëtuan përkatësisht 1.59 trilionë dollarë dhe 933.4 miliardë dollarë amerikanë.
Treguesit thonë se kompanitë private, ishin dinamika e rritjes së eksportit të produkteve elektromekanike.
Rritja në import është më e lartë se ajo e eksportit, për herë të parë gjatë 9 viteve, gjë që tregon rolin nxitës të tregut kinez për ekonominë botërore.
Njëkohësisht, nga të dhënat del se vëllimi i eksportit të produkteve elektromekanike zuri 60% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme kineze.
Ndërkohë automjetet, anijet e avionët, janë produktet kryesore të eksportit.