Kina do të vazhdojë të punojë për të forcuar importin
Pekin, 4 tetor - Në Forumin e Importit të Kinës të vitit 2011 të zhvilluar në Shangai, zv.ministri i Tregtisë dhe zv.përfaqësuesi në negociatat e tregtisë ndërkombëtare të Kinës Zhong Shan tha se tani Kina ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe importet e eksportet janë në një nivel të barabartë.
Ai u shpreh gjithashtu se në të ardhmen Kina do të vazhdojë të punojë për të forcuar importin e për të bashkërenduar kështu zhvillimin e importit dhe të eksportit.
Zhong Shan theksoi se, që nga anëtarësimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, ligjet dhe rregullat e administratës mbi importin janë përmirësuar, niveli i përhapjes së tregut është ngritur dhe importet janë rritur me shpejtësi të madhe, por sistemi dhe politikat e tregut nuk janë ende të përsosura.
Në të ardhmen qeveria kineze, agjencitë ndërmjetëse dhe kompanitë duhet të bashkëpunojnë për të çuar përpara shtimin e importeve. Qeveria duhet të përmirësojë politikat për importin dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për nxitjen e tregtisë.