Kina do të vazhdojë rregullimin e tregut financiar
Pekin, 7 dhjetor - Një drejtues i Komisionit Rregullator Bankar të Kinës është shprehur se do të vazhdojë rregullimi i tregut financiar në Kinë dhe forcimi i goditjes kundër veprimeve të paligjshme financiare.
Komisoni Rregullator Bankar i Kinës u ka kërkuar bankave tregtare të përmirësojnë menaxhimin korporativ, për të kontrolluar dhe trajtuar rreziqet financiare, sidomos ato lidhur me likuiditetet.
Komisioni ka nisur sivjet një fushatë goditjeje ndaj krimeve dhe parregullsive në tregun financiar.
Afro 1500 institucione bankare e rreth 1 000 individë janë ndëshkuar gjatë dhjetë muajve të parë të vitit.