26 Dhjetor 2024

Kina do të pezullojë importet nga Koreja e Veriut

Pekin, 15 gusht - Kina njoftoi sot se do të ndalë importin e qymyrit, hekurit, prodhimeve të detit dhe produkteve të tjera nga Koreja e Veriut, në përputhje me sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara të miratuara gjatë këtij muaji.

Vendimi përputhet me premtimin e udhëheqësve kinezë për të zbatuar plotësisht sanksionet, të cilat i miratuan njëzëri sëbashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, në përgjigje të provave me raketave balistike të Koresë së Veriut.

Sanksionet mund të bllokojnë deri në 1 miliardë dollarë eksporte të Koresë së Veriut.

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi se ndalimet e importeve do të hyjnë plotësisht në fuqi më 5 shtator.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe anëtarë të tjerë të administratës së tij i kanë bërë thirrje Kinës që të përdorë pozitën e saj si aleati më i rëndësishëm i Koresë së Veriut për të ushtruar presion mbi vendin që të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.

Të hënën ministria e jashtme kineze përsëriti thirrjet për përmbajtje dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje politike për situatën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)