Kina do të përfaqësojë deri në 2015 një të tretën e tregut botëror
Pekin, 13 dhjetor - Kina do të përfaqësojë deri në 2015 një të tretën e tregut botëror të prodhimeve të luksit, vlerësuar me 175 miliardë dollarë, pasuri në rritje duke stimuluar kërkesën për të ardhurat me gamë të lartë, sipas një studimi të kabinetit të këshillit \'\'McKinsey\'\' publikuar të martën.
\'\'Konsumatorët kinezë përfaqësojnë rreth 27 për qind të konsumit të mallrave të luksit, vlerësuar rreth 145 miliardë dollarë në vitin 2012\'\', nënvizoi McKinsey.
\"Shpenzimet e konsumatorëve kinezë për prodhimet e luksit kalojnë përtej atyre të të gjithë vendeve të tjera\'\', zbulon ky studim që përfshin më shumë se një mijë blerës të prodhimeve të luksit në 14 qytete kineze.
\'\'Këto shifra përfshijnë shpenzimet e bëra në Kinë si dhe jashtë vendit për sa i përket prodhimeve të luksit si çanta, këpucë, ora, bizhuteri dhe veshje\'\', theksoi McKinsey.
Nëse ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe lufta kundër korrupsionit që ka shkaktuar një ulje të kërkesave për dhurata ka ftohur tregun e luksit në vitin 2012, pasurimi global i vendit dhe shtrirja e klasës së mesme do ta mbështesin në të ardhmen, sipas studimit.