Kina do të nisë tregtinë e drejpërdrejt me shtatë monedha të tjera
Pekin, 10 dhjetor - Kina ka njoftuar se do të nisë tregtinë e drejtpërdrejt të juanit me shtatë monedha të tjera në tregun e saj ndërbankar të tregtimit valutor të hënën e ardhshme.
Ndër këto shtatë monedha përfshihen peso meksikan dhe gjashtë monedha europiane si krona suedeze, forinti hungarez dhe monedha daneze, krone.
Kjo do ta çojë në 23 numrin e monedhave të huaja, që mund të këmbehen drejtpërdrejt me juanin.
Autoriteti kinez i Këmbimit Valutor thotë se këmbimi i drejtpërdrejt do të ndihmojë në uljen e kostos së këmbimit si dhe do të lehtësojë treginë dhe shkëmbimet dypalëshe.
Kina ka shtuar nënshkrimin e marrëveshjeve për tregtinë e drejpërdrejt me monedhat e reja për të nxitur përdorimin global të juanit dhe hapjen e tregjeve financiare.