Kina do të hapë më tej tregun e kapitaleve për investitorët

Pekin, 29 gusht - Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës ka publikuar një projektplan të detajuar për të hapur më tej tregun e aksioneve të kategorisë A për investitorët.
Projekti përfshin edhe ndryshime në mënyrën si funksionojnë sistemet e lidhjes së bursave Shanghai - Hong-Kong dhe Shenzhen - Hong-Kong.
Lidhja e Bursave Shenzhen - Hong-Kong, i cili u mundëson investitorëve nga pjesa kontinentale e Kinës të blejnë aksione në Hong-Kong dhe anasjelltas, pason një projekt të ngjashëm të nisur midis bursave të Shangait dhe Hong-Kongut në vitin 2014.
Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës është shprehur se ndryshimet do të përfshijnë edhe lehtësimin e mëtejshëm të procedurave të këmbimit valutor.