Kina do të emetojë monedhën dixhitale
Pekin, 21 janar - Banka Qendrore e Kinës deklaroi se do të emetojë monedhën dixhitale sa më shpejt që të jetë e mundur.
Monedha dixhitale ka një qarkullim më pak të kushtueshëm sesa kartëmonedha tradicionale, ndërkohë që banka pret që ajo të forcojë transparencën, të pakësojë pastrimin e parave dhe shmangë evazionin e taksave.
Një grup në bankën qendrore po shqyrton eksperiencat në vend dhe ato globale.