Kina do të bëhet partneri tregtar më kryesor i eurozonës
Berlin, 12 shkurt - Në vitin 2011 Kina ka mundësi të bëhet, për herë të parë, partneri më i rëndësishëm tregtar i vendeve të eurozonës, komentoi më 9 shkurt gazeta gjermane \"Financial Times Deutschland\".
Në koment thuhet se qysh nga viti 2007 Kina është bërë furnizuesi më i rëndësishëm i vendeve të eurozonës.
Mirëpo për vendet e eurozonës. rëndësia e Kinës nuk mishërohet vetëm si furnizues, por gjithnjë e më shumë ndërmarrje evropiane fillojnë t\'i kushtojnë rëndë tregun e madh kinez dhe mbajnë optimiste për perspektivën e ekonomisë kineze.
Duke iu referuar të dhënave të institucioneve ekonomike gjermane, në vitin 2010 Kina, në vend të Zvicrës, bëhet tregu i tretë për vendet e eurozonës, pas Anglisë dhe SHBA-së.