Kina dhe Serbia premtojnë shtimin e bashkëpunimit
Hangzhou, 26 qershor - Kryeministri kinez Wen Gjibao dhe homologu i tij serb, Mirko Cvetkoviç, kanë premtuar që të shtojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
Dy zyrtarët u takuan sot në kryeqytetin Hangzhou të provincës Zheijang në lindje të Kinës.
Zoti Wen falenderoi Serbinë për mbështetjen e saj në çështje që përbëjnë një shqetësim madhor për Kinën, dhe tha se Pekini mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtuar sovranitetin e saj dhe integritetin territorial. Ai bëri thirrje që më shumë firma kineze të investojnë në ndërtimin e infrastrukturës serbe.
Zoti Cvetkovic siguroi Pekinin se Beogradi respekton politikën e një Kine, duke iu referuar kështu rastit të Taivanit që vetëqeveriset, por për të cilin Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj. Ai e falenderoi Pekinin për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë në rastin e Kosovës.