Kina dhe Rusia, bisedime për çmimin e naftës bruto
Pekin, 27 maj - Mosmarrëveshjet kino-ruse për çmimin e naftës bruto, pritet të diskutohen në takimin e VII-të për energjinë.
Vendosjen e kësaj teme në axhendën e diskutimeve, konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Jiang Yu.
E pyetur nëse dallimet për çmimin e naftës bruto midis dy kompanive shtetërore kino-ruse, do të ndikojnë marrëdheniet midis dy vendeve, Jiang tha se pritet që mosmarrëveshjet të zgjidhen sipas interesave dhe bashkëpunimit reciprok midis dy vendve.
Për këtë çështje të dyja qeveritë, shtoi Jiang, do t\'i zgjidhin mosmarrëveshjet me shpirtin miqësor dhe nëpërmjet bisedimeve, në mënyrë të duhur.