Kina, destinacioni më tërheqës në botë për investime
New York, 8 shtator - Sipas një raporti të publikuar më 6 shtator nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, Kina është destinacioni i pari i investimeve për kompanitë ndërkombëtare.
Sipas raportit, ndër 15 destinacionet më tërheqëse të investimeve të huaja, pjesa dërrmuese janë vendet në zhvillim ose ekonomi në tranzicion, kurse Kina zë vendin e parë.
Në raport u vu në dukje se forcimi i besimit të kompanive shumëkombëshe për mjedisin e investimeve ndërkombëtare tregon ringjalljen e veprimtarisë ekonomike globale.