27 Dhjetor 2024

Kina blenë një kompani kanadeze të naftës

Toronto, 25 korrik - Kompania “Nexen” që është kompania e 12-të më e madhe e Kanadasë iu shit Kinës për 15.1 miliardë dollarë.

Shitjen e publikoi drejtuesi i kompanisë Nexen, Kevin Reinhart në deklaratën e bërë me shkrim ku shkruhet se kjo shitje do të hapë rrugë për investime dhe punësime të reja.

Sipas ligjit të Kanadasë për investime marrëveshja e arritur mes Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kinës, CNOOC dhe kompanisë Nexen duhet të miratohet nga ana e qeverisë federale.

Ministri i Industrisë së Kanadasë, Christian Paradis deklaroi se kjo shitje do të inspektohet nga ana e Bordit të Konkurrencës.

Ndërsa Ministri Kombëtar i Tregtisë së Kanadasë, Ed Fast në lidhje me shitje u shpreh në këtë mënyrë: “Dëshirojmë që Kanadaja të bëhet një prej vendeve joshëse për investime të huaja të drejtpërdrejta dhe të sigurohet stabiliteti afatgjatë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)