10 Janar 2025

Kina bëhet tregu më i rëndësishëm për makinat gjermane

Frankfurt, 3 shkurt - Kompania globale e auditimit, Ernst & Young, ka bërë të ditur se një e treta e të gjitha makinave të prodhuara nga kompanitë gjermane në vitin 2014 është shitur në Kinë.

\"Pritet që Kina të kalojë këtë vit Bashkimi Evropian dhe të bëhet tregu më i rëndësishëm për makinat gjermane, sidomos për BMW, Daimler dhe Volkswagen\", thuhet në raportin e rastit të \"Ernst & Young\".

Në vitin 2009, më pak se një e pesta e makinave gjermane u shitën në Kinë, thënë ndryshe 18 për qind e shitjeve në total.

Nga të gjitha kompanisë gjermane të prodhimit të makinave, Volkswagen ka arritur të ketë në Kinë nivelin më të madh të shitjes së tyre, duke zënë 18,7 për qind të totalit të tregut kinez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)