Kina bëhet lidere në tregtinë botërore të mallrave
Pekin, 12 shkurt - Kina u bë lidere në tregtinë botërore të mallrave në fund të vitit 2012, duke lënë pas vetes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë mbajtur këtë titull pothuajse që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Për krahasim analistët përdorën shumën e eksporteve dhe importeve të mallrave të të dy vendeve: për Shtetet e Bashkuara kjo shifër për vitin e kaluar rezultoi të jetë 3.82 trilionë dollarë, ndërsa për Kinën - 3.87 trilionë dollarë.
Megjithatë, duke pasur parasysh ofrimin e shërbimeve, vëllimi i tregtisë së SHBA-së arriti në 4.93 dollarë, ndërkohë që vëllimi i shërbimeve të Kinës në tregtinë e jashtme është në mënyrë të ndjeshme më i vogël.
Aktualisht Kina është dhe konsumatorja më e madhe e burimeve të energjisë në botë, zotëron tregun më të madh të automobilave të rinj dhe rezervat më të qenësishme valutore në ekuivalent ari.