Kim: Çmimet e ushqimeve të larta dhe të paqëndrueshme

New York, 12 tetor - Presidenti i Bankës Botërore, Xhim Jong Kim, deklaroi se çmimet e ushqimeve janë të larta dhe të paqëndrueshme, ndërsa bota po kalon kohëra të vështira.
\"Po kalojmë kohëra të vështira. Çmimet e ushqimeve janë të larta dhe jo të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të larta rritja ekonomike është e dobët, ndërsa vendet në zhvillim nuk janë imune ndaj këtyre paqartësive\", tha Jong Kim në një konferencë shtypi gjatë mbledhjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në kryeqytetin Tokio të Japonisë.
Duke sqaruar se nga ky \"mot i vranët\" ndikohen të gjithë, kreu i BB-së shtoi: \"Më të prekur janë veçanërisht të varfrit. Meqenëse ne jemi Banka Botërore, atëherë misioni ynë është të garantojmë që rimëkëmbjet e 5 viteve të fundit të vendeve në zhvillim të Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë të mos preken nga kjo klimë paqartësie.\"