27 Dhjetor 2024

KFOR parandalon kontrabandën në Jarinjë

Jarinjë, 31 korrik - Pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it kanë bllokuar rrugën alternative nga Rashka në drejtim të Kosovës dhe kanë ndaluar lëvizjen e kamionëve me mallra komerciale, që bartnin mbi tre tonelata, ndërkohë që lëvizja automjeteve të tjera nuk është penguar.

Një anëtar i të ashtuquajturit Këshill komunal i Leposaviqit, Bojan Jakovleviq, ka thënë se me këtë veprim KFOR-i është vënë drejtpërdrejtë në anën e Prishtinës.

“Kemi kërkuar lëvizjen e lirë të kamionëve me të cilët transportohen mallrat për punëtoritë tregtare në veri, ku tashmë ka mungesë”, ka thënë për mediat lokale Jakovleviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)