KFOR-i ndalon hyrjen ilegale të kamionëve me karburant
Prishtinë, 4 shtator - Tre kamionëve me karburantë që vinin nga Serbia, të cilët u munduan të kalojnë ilegalisht vijën e kufirit administrativ në vendkalimin e paautorizuar në DOG 33 dje, iu ndalua hyrja për në Kosovë nga ana e KFOR-it.
Vendkalimi DOG 33 gjendet në zonën e Izvorit në veri të Kosovës në rrugën Rimbeaud (Zveçan vija e kufirit administrativ Novi Pazar).
Ushtarët e KFOR-it ndaluan kamionët me karburantë në vijën e kufirit administrativ duke zbatuar rregullorën e UNMIK-ut sipas së cilës DOG 33 është vendkalim i paautorizuar.
Kjo rregullore është në fuqi që nga viti 2001. Hyrja e trafikut komercial në Kosovë përmes DOG 33 është e paligjshme dhe duhet të ndalohet.
Më vonë kamionët u munduan që të kalojnë me dhunë, por përsëri u ndaluan nga pjesëtarët e KFOR-it. Gjer të premten më 4 shtator 2011, në mëngjesin e vonë, automjetet bllokuan rrugën që çon për në Serbi duke penguar qytetarët që të shkojnë në shtëpi.
Megjithatë, rreth orës 11:30 kamionët dhe automjetet tjera të ndaluara u kthyen për në Serbi.
Pak kohë pas ndalimit të kamionëve të shtunën pasdite, demonstruesit u mblodhën në anën kosovare të DOG 33.
Pas një faze agresive në mbrëmjen e djeshme, ata u qetësuan dhe qëndruan gjatë gjithë natës. Situata tani për tani është ende e qetë.
Në kohën e këtyre incidenteve, serbët e veriut të Kosovës mbyllën bllokadat e rrugëve në Banjskë në rrugën Rimbeaud dhe penguan konvojët e KFOR-it që të arrijnë në vijën e kufirit administrativ.
Njësitë e KFOR-it në anën tjetër izoluan këtë rrugë në mes të këtyre bllokadave të rrugëve në Banjskë si dhe rrugën lidhëse me magjistratën Mitrovicë-Zveçan-Leposaviq, në lindje të Banjskës.
Për arsye sigurie nuk lejohet trafiku, lëvizja e demonstruesve të mundshëm apo e radikalëve për në DOG 33.
Nuk ka kufizim të trafikut që vjen nga drejtimi i kundërt. Në pasditen e hershme të së Dieles, 4 Shtator 2011, Shtabi i Përgjitshëm i KFOR-it është informuar që barikadat në Banjskë janë hequr.
KFOR-i, me qëllim të ofrimit të mjedisit të qetë dhe të sigurt në këtë zonë dhe me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e rregulloreve të UNMIK-ut, do të vazhdojë të mbajë DOG 33 të mbyllur për automjetet me mallra komerciale si dhe për kamionë për arsye të sigurisë.
KFOR-i është i gatshëm që të mbrojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe të përballet me çfarëdo situate.
Njerëzit paralajmërohen rreth pasojave nga aktet e dhunshme apo kriminale.