09 Janar 2025

Kërkohet të avancohet marrëveshja e CEFTA-së

Prishtinë, 20 mars - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës Safet Gërxhaliu ka vlerësuar larte rolin dhe kontributin qe komuniteti i biznesit i ka dhene realizimit te Marrëveshjes se CEFTA-se dhe ka vlerësuat se kjo marreveshje ka pas per qellim qe te avancohet partneriteti dhe dialogu konstruktiv.

Sipas tij komponenta e dyte e kësaj marrveshje ishte pragmatike dhe kishte per qellim qe problemet te ndahen ato ekonomike dhe ato politike dhe ne ti adresojmë problemet ekonomike.

“Pika tjetër qe është dashtë te arrihet është nxitja e investimeve rajonale, zhvillmi i tregtisë dhe eliminimi i barrierave, zhvillim i konkurrencës dhe hapjen e prokurimeve publike ,mbrojtje e pronësisë intelektuale, funksionimin e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjes dhe ajo çka është me interesante orientimi drejt prodhimit  te vendeve anëtare përmes akumulimit te origjinës ne mes te partnereve te CEFTA-se”, tha kreu i OEK-ut.

Sipas tij prioritet i prioriteteve eshte partneriteti dhe dialogut konstruktiv dhe ne kete menyre mund te avancohen proceset ekonomike dhe vetëm zhvillimi ekonomik mund ti përshpejtoj proceset politik,e mund te gjeneroj stabilitet social dhe mund te jete garanci e qëndrueshmërisë dhe e kontinuitetit ne rajon.

“Sot qasja ne CEFTA ka ndryshuar, partneriteti ose këmbimi tregtar e te gjitha vendeve te rajonit është kthyer ka marrëveshja e CEFTA-se dhe ne këtë drejtim është koha kur duhet te avancohet kjo marrëveshje cili eshte mekanizmi dhe si mund ta bëjmë këtë te jemi se bashku ne eliminimin e barrierave, te arrijmë harmonizim te standardeve dhe kritereve dhe bashkërisht si një tërësi rajonale te jemi atraktiv për investitor te huaj dhe te promovohet rajoni  si vend i paqes i perspektives dhe i zhvillimit”.

Duke folur ne takim ministri i Financave Besim Beqaj ka deklaruar sot se njeri nder prioritetet shume te rëndësishme te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe Ministrise se Financave eshte luftimi i ekonomisë joformale. Dhe ka vlerësuar se CEFTA eshte mekanizëm jashtëzakonisht  i rëndësishëm rajonal i cili tenton te heq barrierat tarifore dhe jo tarifore.

“Ekzistojnë mekanizma për raportimin e këtyre problemeve, edhe pse nuk është qe nuk kemi pas probleme gjate këtyre viteve edhe me vendet e rajonit. Ajo çka ne dëshirojmë është qe se bashku te jemi ne luftimin e ekonomisë joformale sepse ky aktivitet nuk mund te behet vetëm nga një shtet, te gjitha shtete e rajonit e kane këtë problem dhe dua te them qe prioritet i Qeverise se Republikës se Kosovës është qe te jemi te fokusuar ne mënyrë optimale te mundshme ne luftimi ne ekonomisë joformale”, tha ministri Beqaj.

Me këtë rast ministri Beqaj njoftoi të pranishmit  me disa nga rrjedhat e fundit në zhvillimet makro fiskale në vend, të cilat tregojnë një përkushtim të theksuar të Qeverisë në menaxhimin e përgjithshëm të financave publike, në hartimin e politikave fiskale në funksion të krijimit të parakushteve sa më të favorshme për zhvillimet e bizneseve, por edhe të bashkëpunimit rajonal.

I tha se në fushën e financave publike, është inkurajuese se gjatë viteve të fundit, Qeveria ka treguar një maturi dhe pjekuri sa i përket menaxhimit të financave publike dhe rrjedhimisht kemi pasur një stabilitet të qëndrueshëm fiskal, ndërsa shpenzimet buxhetore janë orientuar në financimin e prioriteteve të Qeverisë, me synimin për të krijuar parakushte sa më të mira për biznesin privat.

Ministri i Tregtise dhe Industrise, Bernard Nikaj tha se kemi qene dëshmitar se me vite te tera Kosova ka pasur probleme nga me te ndryshmet ne implemtimin e kësaj marrëveshjeje ne bashkëpunim me vendet e rajonit.

“Mirëpo kane qene institucionet e Kosovës ato qe gjithherë e kane marr iniciativën qe ti tejkalojmë këto barriera dhe te sigurojmë një treg te integruar rajonal për përfitim te te gjitha palëve  dhe unë jam shume krenar dhe i kënaqur qe OEK e ka marr këtë iniciative dhe ka organizuar një takim kaq me rendësi një forum ku shpresoj qe do te diskutohen te gjitha çështjet qe e karakterizojnë bashkëpunimin rajonal për përfitim te shumanshëm te te gjitha palëve te CEFTA-se”, tha ministri Nikaj.

Ai tha se CEFTA përveç aspektit ekonomik i ka edhe aspektet e tjera integruese rajonale e politike te cilat janë edhe me te rëndësishme sot kur shumica nga vendet tona janë ose po pretendojnë te jene anëtare te Bashkimit Evropian. Unë besoj qe CEFTA dhe organizimi i takimeve ne kuadër te CEFTA-se ka vërtetuar se vetëm përmes bashkëpunimit dhe përmes një strategjie te përbashkët ne mund te ecim përpara si rajon.

Branko Azevski  kryetar i Odes Ekonomike te Maqedonisë tha se vendet ne këtë rajon mbesin te përkushtuara ndaj CEFTA si një nder aspektet kyçe drejt zhvillimit ekonomik e ne mënyrë indirekte si një hap tjetër drejt anëtarësimit ne BE.

“Sidoqoftë ende ka disa pengesa  te cilat pengojnë shkëmbimin tregtar ne mes te vendeve anëtare te CEFTA-se , Maqedonia do te merr kryesimin e CEFTA-se nga Bosnja dhe Hercegovina e cila kryeson aktualisht këtë forum. Prioriteti i kryesisë se Maqedonisë do te jete liberalizimi i mëtejmë i tregtisë ne shërbime te bujqësisë,eliminimi i barrierave jo tarifore dhe barrierave tjera ne tregti  lehtësimi i tregtisë duke futur ne funksion instrumente transparente për tregti”, tha Azevski .

Albana Laknori- Përfaqësuese e Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë   tha se kemi vërtet shume pune me CEFTA-ne.

“Sikur te paktën 70% te bizneseve tona te dijen përfitimet qe kane nga kjo marrëveshje shume gjera do te ishin me te lehta kështu qe është detyre e dhomave tona te tregtisë qe te shtyjmë qeveritë tona respektive qe ta zbatojnë marrëveshjen e CEFTA-se”, tha Laknori .

Bajram Rexha, Përfaqësues i Dogana te Kosovës vlerësoi se Marrveshja e CEFTA-se është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, moderne, ambicioze e cila tregon përkushtimin e qeverive dhe institucioneve ne rajon për përmirësimin e politikave tregtare dhe investimeve ne Evropën Juglindore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)