22 Dhjetor 2024

Kërkohet ndëshkimi i lokaleve të cilat nuk i respektojnë masat kundër pandemisë

Prishtinë, 30 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, i shoqëruar nga përfaqësues të bizneseve të gastronomisë.

Në takim u diskutua rreth masave të reja, të marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në kuadër të së cilave preket edhe gastronomia.

Ministri Krasniqi e falënderoi kryetarin e OEK-së, Berat Rukiqin, që po i del në ndihmë institucioneve duke përfaqësuar zërin e bizneseve.

Ai theksoi se bashkëpunimi i dyanshëm ka rëndësi të madhe në situatën aktuale në të cilën gjendemi.

Ministri i njoftoi të pranishmit se së bashku me Zyrën e Kryeministrit kanë krijuar një trupë të brendshme, e cila do të ndihmojë në sqarimin e paqartësive të bizneseve lidhur me masat e reja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se është e rëndësishme të sqarohen edhe njëherë masat e reja për lokalet e gastronomisë lidhur me shërbimin “Delivery” dhe “Take away”, si dhe çështjen e lejimit të punës për pishinat e hapura.
 
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë kërkuan ndëshkimin e lokaleve të cilat nuk i respektojnë masat kundër pandemisë CoVID-19, si dhe shprehën interesimin lidhur me atë se në çfarë mase do të subvencionohen këto biznese në kuadër të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Gjatë takimit, ministri Krasniqi i informoi këta edhe për projektin, që do të implemetohet së shpejti, për punësim të të rinjve, të cilët do të paguhen nga Qeveria e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)