Kërkohen masa anti-damping për vezët nga Shqipëria
Prishtinë, 14 qershor Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës.
MTI njofton se përfaqësuesit e Shoqatës e njoftuan ministren Bajrami për shqetësimet që ata i kanë sa i përket importit të vezëve nga vendet e rajonit, me theks të veçantë nga Shqipëria.
Përfaqësuesit e Shoqatës thanë se vezët e importuara nga Shqipëria janë të dampuara dhe njëherit janë të kualiteti të ulët dhe si të tilla po e dëmtojnë shumë prodhimin vendor dhe shëndetin publik, njfton MTI.
Përfaqësuesit e Shoqatës kërkuan nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që të shqyrtojë urgjentisht shqetësimet e ngritura në takim.
Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës si dhe u zotua që Departamenti i Tregtisë në kuadër të MTI-së menjëherë do të shohë mundësinë e zbatimit të Ligjit për masa mbrojtëse dhe Ligjit për masa antidamping në mënyre që të mbrohen prodhuesit e vendit.
Në të njëjtën kohë ministrja u zotua që to të kontaktoj menjëherë me Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, në mënyre që të merren masa të shpejta edhe për mbrojtjen e shëndetit publik.