10 Janar 2025

Kërkesa botërore për naftë pritet të rritet në 104 milionë fuçi

Paris, 13 nëntor - Rritja e kërkesës së Kinës për naftë do të ngadalësohet rreth vitit 2030, edhe pse do tejkalojë SHBA-në si konsumatorja më e madhe e naftës në botë, bëri të ditur të  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) nëpërmjet raportit \"Perspektiva e Energjisë Botërore 2014\".

Kërkesa botërore për naftë pritet të rritet në 104 milionë fuçi në ditë në vitin 2040, por kjo do të varet nga investmet në Lindjen e Mesme, që do të bëhet burimi kryesor i rritjes së furnizimit, tha IEA.

Fatih Biro, kryeekonomisti i IEA-s tha në një konferencë shtypi se: \"Një treg i furnizuar mirë me naftë në periudhën afatshkurtër nuk duhet të maskojë sfidat e ardhshme, pasi bota mund të mbështetet në një numër relativisht të ulët të prodhuesve të naftës.\"

Në raportin e saj IEA-ja llogarit që kërkesa botërore për energji primare do të jetë 37 për qind më e lartë në 2040-n, duke rritur presionin në sistemin global të energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)