21 Prill 2025

KE ndanë 65 milionë euro për Kosovën

Bruksel, 11 janar - Komisioni Evropian (KE) i ka ndarë 65 milionë euro për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për implementimin e agjendës së BE-së për reforma.

Fondet do të përdoren për reformim të sistemit të drejtësisë dhe administratës publike, investime në arsim dhe zhvillim regjional, dhe të ofrohet strehim dhe vende të punës për familjet rome, ashkali dhe egjiptiane të cilat tani jetojnë në kape të kontaminuara me plumb.

Ato gjithashtu do të ndihmojnë në rritjen e zhvillimit të sektorit privat duke ofruar përkrahje për NVM-të dhe të fuqizohen kapacitetet tregtare të Kosovës, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

“Këto fonde të reja e reflektojnë përkushtimin tonë për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Administrata publike dhe gjyqësor më efikas, integrim më i mirë i pakicave dhe arsimimi më i mirë, si dhe zhvillimi ekonomik janë prioritete kyçe në këtë drejtim.

Fondet tona do të mbështesin reformat e nevojshme, me të cilat do tu ofrohet qytetarëve përfitime të prekshme,” tha Komisioneri për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane Stefan Fyle.

Fondi i rezervuar sot hyn në Programin Vjetor 2013 për Kosovën të Instrumentit për Asistencë të Para-Anëtarësimit (IPA), dhe ai do t’i shtohet shumë shtesë prej 12.5 milionë euro nga bashkëfinancimi i autoriteteve të Kosovës dhe donatorëve tjerë.

Programi, gjithashtu, do të ndihmojë në përgjigjen ndaj prioriteteve politike të cilat kanë nevojë për mbështetje politike për implementimin e tyre, siç është dialogu Beograd-Prishtinë, rishikimi strategjik i EULEX-it, dhe dialogu i vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)