03 Maj 2024

KE ndan 2.8 miliona euro për prodhuesit vendore të Kosovës

Prishtinë, 11 janar - Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian sot shpallë 9 projekte të cilat do të zbatohen si pjesë e Skemës për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të Bashkimit Evropian (EURED) për këtë vit.

Christof Stock, ushtrues detyre i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian thotë: se nëpërmes këtyre projekteve dëshirojmë që të ngrisim nivelin e punësimit.

Gjithashtu sipas tij KE dëshiron që të shoh produkte vendore të Kosovës në tregun vendor.

\"Synojmë që të përkrahim projekte të qëndrueshme të cilat do të vazhdojnë të funksionojnë apo të kenë ndikim edhe pas përfundimit të përkrahjes nga ana jonë”, ka thënë Srock.

Përkrahja e gjithëmbarshme për këto 9 projekte të EURED II është 2.8 miliona euro, ku secili projekt pranon një shumë në mes 250,000 dhe 500,000 euro.

Procesi EURED përkrahet nga komunat dhe akterët tjerë lokal.

Projektet përfshihen në tri kategori: zhvillim i turizmit, zhvillim i biznesit dhe bujqësi. Në këtë vit shohim theks të shtuar mbi projektet në sektorin e turizmit:

Rajoni Veri
·    Prodhimi i bio-pulave dhe bio-vezëve në komunën e Mitrovicës
·    Zhvillimi dhe menaxhimi i parkut të biznesit në Mitrovicë

Rajoni Lindje
·    Zhvillimi i turizmit në rajonin Lindje të Kosovës

Rajoni Perëndim
·    Mjalta e artë nga Deçani – fabrika për përpunimin e mjaltës
·    Projekti për zhvillimin e turizmit “Mirësevini në Dukagjin”

Rajoni Jug
·    Revitalizimi ekonomik i prodhimit bujqësor dhe i përpunimit të ushqimit përmes krijimit të tregut të gjelbër në komunën e Mamushës
·    Zhvillimi i shtegut të verës dhe kulturës së verës në jug të Kosovës

Rajoni Qendër
·    Zhvillimi ekonomik i rajonit qendër përmes përmirësimeve në turizëm
·    Zhvillimi, përmirësimi dhe promovimi i turizmit në liqenin e Batllavës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)