25 Dhjetor 2024

KE miraton kundërmasat ndaj tarifave të ShBA-së për çelikun dhe aluminin

Bruksel, 9 mars - Komisioni Europian (KE) miratoi një plan të hollësishëm kundërmasash pas shtimit nga ShBA-ja të tarifave për çelikun dhe aluminin e importuar.

Megjithatë, komisionarja për Tregtinë e BE-së Cecilia Malmström shprehu shpresën se presidenti amerikan Donald Trump do ta rishqyrtojë planin e shtimit të tarifave, për ta shmangur luftën tregtare.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një mbledhjeje të rregullt të Komisionit Europian ku u miratua propozimi për këto kundërmasa, Cecilia Malmström tha:

"Kemi dyshime të thella për arsyetimin e 'sigurisë kombëtare'. Nuk mund të kuptojmë se si Bashkimi Europian, që është mik dhe aleat i NATO-s, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Mendojmë se ky hamendësim është shumë e padrejtë."

Presidenti Donald Trump u shpreh më 1 mars se ShBA-ja do të shtojë përkatësisht me 25 % dhe 10% tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar, gjë që solli pakënaqësinë e fortë të BE-së.

Sipas të dhënave statistikore, ShBA-ja është vendi më i madh importues i çelikut në botë. Në vitin 2016, vlera e çelikut që ShBA-ja importoi nga vendet e BE-së arriti 6.2 miliardë dollarë.

Mediat kanë njoftuar që, nëse qeveria amerikane shpall zyrtarisht shtimin e tarifave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar, BE-ja do të shtojë 25% tarifën për mallrat e importuara nga SHBA-ja, që përfshijnë artikujt shtëpiakë, produktet industriale dhe të çelikut etj.

Cecilia Malmström theksoi se këto masa përputhen me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

"Nga sa dimë, ShBA-ja është e motivuar nga mbrojtja e ekonomisë dhe jo e sigurisë kombëtare. Prandaj, BE-ja ka të drejtën që të ndërmarrë masa sipas marrëveshjes së OBT-së për ta ekuilibruar interesat. Ne e kemi bërë një gjë të tillë edhe në të kaluarën ndaj SHBA-së."

Malmström-i iu referua në këtë mënyrë masave proteksioniste për çelikun e importuar të marra në vitin 2002 nga qeveria amerikane, të cilat shkaktuan marrjen e kundërmasave tregtare nga BE-ja, duke sjellë humbjen e mijëra vendeve të punës në SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)