07 Janar 2025

Kazakistani bëhet anëtar i rregullt i OBT-së

Gjenevë, 30 nëntor - Kazakistani është bërë aqnëtari i 162-të i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

OBT-ja ka shpallur sot se ky vend, me ekonominë më të madhe në Azinë Qendrore, tash është anëtar me të drejta të plota.

Pakoja e pranimit të Kazakistanit është miratuar nga grupi punues i OBT-së më 22 qershor dhe përfundimisht nga Këshilli i Përgjithshëm më 27 korrik. Në këtë mënyrë u finalizua një proces i negociatave, që ka zgjatur pothuajse 20 vjet.

Këto bisedime, që filluan në vitin 1996, ishin ndalur disa herë, pjesërisht edhe për shkak të anëtarësimit të Kazakistanit në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, që udhëhiqet nga Rusia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)