Kazakistani aplikon për anëtarësim në OBT
Astana, 11 qershor - Kazakistani ka përfunduar bisedimet për të arritur marrëveshje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Ky vend që 20 vjet po tenton që të bëhet anëtare e kësaj organizate.
OBT ka njoftuar se kërkesa për anëtarësim e Kazakistanit do të shkojë për miratim zyrtarë më 22 qershor.
I përgëzojë vendet anëtare të OBT-së dhe Qeverinë e Republikës së Kazakistanit për hapin historik të marrë sot, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Roberto Azevdo.
Pres që ti uroj mirëseardhje Kazakistanit në organizatën tonë, ka shtuar më tej ai.
Ambasadori nga Finlanda, Vesa Himanen, i cili ka udhëhequr ekipin punues në bisedimet për të arritur një marrëveshje me Kazakistanin, ka thënë se këto bisedime kanë qenë më sfidueset në 20 vjetët e historisë së organizatës.
Arritja e marrëveshjes ishte veçanërisht komplekse dhe unike për shkak se Kazakistani duhej që të bënte rregullime të tarifave dhe të merrte parasysh edhe kushtet e saj të tregtisë me Rusinë dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, shtoi Himanen.
Ministri i Ekonomisë Zhanar Aitzhanova ka udhëhequr bisedimet në emër të Kazakistanit.