23 Dhjetor 2024

Katër vende evropiane përpiqen të ndalojnë spekulimet në bursa

Paris, 13 gusht Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika ndaluan të ashtuquajturën shitje të shkurtër të aksioneve për të qetësuar paqendrueshmërinë e tregjeve të provokuar nga thashethemet në lidhje me borxhet e mëdha të Evropës. Enti mbikëqyrës i tregjeve të Bashkimit Evropian, Esma, e bëri njoftimin pas dy ditë luhatjesh të mëdha në aksionet e bankave franceze.

Ndalimi nga ESMA i shitjeve të shkurtra, një formë spekulimi në tregun e aksioneve, duket se pati një farë ndikimi pozitiv mbi bursat e sotme evropiane, por ekonomistët theksuan se përmirësimi ishte shumë i brishtë.

Ndalimi i shitjeve të shkurtra u njoftua mbrëmë vonë. Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu kundër përhapjes së thashethemeve me qëllim përfitimi.

Me shitjen e shkurtër, tregtari i bursës përpiqet të nxjerrë fitim duke shpresuar në rënien e vlerës së çmimit. Kjo praktikë është fajësuar se ndikon në paqëndrueshmërinë e tregut.

Rregullatori i tregut francez, AMF, njoftoi se do të ndalojë për 15 ditë praktikën e ashtuquajtur shitje e shkurtër për 11 aksione, duke përfshirë ato të bankave Societe Generale, BNP Paribas dhe Credit Agricole.

Por disa ekspertë thanë se masa të tilla në fakt ndikojnë në krijimin e një ndjenje pasigurie. Dominique Dequidt, menaxher fondi i firmës KBL Richelieu tha se tregtarët e bursës do të gjejnë mënyra për ta anashkaluar ndalimin.

"Vendimi është më shumë psikologjik, si duket për të forcuar pozitën e rregullatorëve ndaj spekulatorët. Por në dy vitet e fundit spekulatorët kanë gjetur mënyra për t’iu shmangur këtij ndalimi".

Lajmi se rritja ekonomike në Francë u ndal në tremujorin e dytë mund të ngrejë shqetësime se ekonomia evropiane po ndikohet nga kriza e borxhit që ka goditur një numër vendesh dhe ka krijuar përshtjellim në tregjet. 

Ministri francez i financave, Fransua Baruan bëri sot një përpjekje tjetër për ta paraqitur në dritë pozitive gjendjen:

"Unë kam besim, sepse ne kemi një bazë të fortë në ekonominë tonë. Sepse ekonomia jonë është e larmishme, ne kemi një sistem bankar nga më rezistentët në botë," tha zoti Baruan në një intervistë.

Ai tha se qeveria nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj për uljen e deficitit pavarësisht rritjes së ulët.

Banka qendrore franceze tha këtë javë se ekonomia pritet të rritet vetëm 0.2 për qind në tremujorin e tretë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)