10 Janar 2025

Kapitali grek dominon investimet e huaja në Shqipëri

Tiranë, 3 shtator - Kapitali grek dominon investimet e huaja në Shqipëri, bën të ditur Banka e Shqipërisë, në raportin e publikuar së fundi mbi treguesit ekonomik.

Sipas raportit, stoku i investimeve greke në tregun shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte pothuajse 1.1 miliardë euro, pothuajse 40% më shumë krahasuar me vitin 2012.

Investimet greke në Shqipëri janë të përqëndruara në ndërmarrje të rëndësishme startegjike, si banka dhe kompani të telekomunikacioneve.

Ndërsa në vend të dytë është Kanadaja, me 28% të totalit, duke u rritur vitet e fundit, sidomos në sektorin e nxjerrjes së hidrokarbureve.

Të tjerë shtete në strukturën e investimeve të huaja janë Austria me 13%, Hollanda me 12% dhe Turqia me 10%. Në përmasa drastike gjatë dy viteve të fundit ka qënë rënia e investimeve italiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)