09 Janar 2025

Kapen mbi 5000 kg duhan i pa-përpunuar

Ferizaj, 18 qershor - Njësitet e doganës pas hetimeve në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale dhe evazionit fiskal arritë të kapin sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit dogana në bashkëpunim me prokurorin kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj.

Gjatë kontrollit të hapësirave në këtë shtëpi u arritën të kapën dhe sekuestrohen sasia prej rreth 6000 kg duhan (ku 5000 kg duhan i pa-përpunuar dhe afër 1000 kg duhan i përpunuar) si dhe një makinë për përpunim te duhanit. Vlera totale e mallrave është afër 15,000.

Detalet mbi konfiskimet janë dhënë si në vijim:

1.    4,750 KG duhan i papërpunuar.
2.    890 KG duhan i përpunuar.
3.    Makina për grirje te duhanit
4.    Kuti Kartoni (Ambalazh) dy paketime 29 kg
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)