Kapen mbi 1000 litra alkool
Prishtinë, 10 mars - Njësitë e Doganës së Kosovës kanë arritur të kapin mbi 1000 litra alkool i cili dyshohet se ishte kontrabanduar nga Serbia.
Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës në magjistralen Mitrovicë Pejë, oficerët doganor kanë ndalur për kontroll një automjet, respektivisht kombi transportues ku në brendi të tij janë gjetur mbi 1000 litra alkool. Gjithashtu janë gjetur edhe pajisje të cilat mundësojnë zbrazjen dhe mbushjen e rezervuarit i cili ishte i përshtatur për kontrabandim të alkoolit.
Pala nuk posedonte asnjë dokumentacion mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.