Kapen lojëra fati ilegale në dyqanet 'Rrobaqepës' dhe 'Counter Strike'
Të dy lokacionet e dyshuara sipas doganës kishin ndërruar pamjet e jashtme të lokalit duke tentuar të kamuflojnë aktivitetin ilegal, njëri operonte nën emrin Rrobaqepës deri lokali tjetër nën emrin Counter Strike.
\"Kontrolli i ushtruar ka gjetur duke operuar një pike basti të pa-licencuar si dhe janë zbuluar lojëra të ndaluara Keno dhe Racing Dogs në të dy lokacionet\", thekson dogana përmes një njoftimi për media.
Dogana e Kosovës me këtë rast ka sekuestruar pajisjet e pa licencuara dhe ndaj personave përgjegjës do te inicioje procedurën kundërvajtëse.
Gjithashtu në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e ATK-së te cilët kanë bërë mbylljen e lokaleve.