Kapen fishek të fshehur në trup
Prishtinë, 25 shkurt - Sot është ndalur për kontrolle të përbashkët me Policinë Kufitare në Pikë kalimin kufitar të Vërmicës, saktësishtë në vijën e dytë të kontrollit vetura e tipit GOLF 3, ngjyrë e bardhë, me targa të republikës së Shqipërisë ku brenda veturës ishin tre shtetas të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur nuk është gjetur asgjë por gjatë kontrollve trupore tek tre udhetarëve, në pjesën e barkut nën xhaketën e njërit ndër udhëtarët janë gjetur 106 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm për armë automatike dhe një shufër metalike (pjesë e automatikut).
Personi është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti është përcjellë për procedim penal.
Ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).