06 Janar 2025

Kapen afër 20.000 pako cigare

Prishtinë, 13 janar - Njësit e Doganës e Kosovës kanë realizuar një operacion për kapjen e një sasie të dyshuar të duhanit e cila kishte arritur të kontrabandohet nga Maqedonia.

Ky operacion zgjati për afër dy ditë ku fillimisht u arrit të kapet sasia e duhanit dhe pastaj të bëhet edhe arrestimi i pronarit të këtyre produkteve i cili sot me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Furgoni i cili transportonte mallrat kontrabandë udhëtonte në magjistralen Gjilan – Prishtinë dhe njëkohësisht ishte duke u përcjellë nga vetura të tjera të kontrabandisteve.

Njësitet e doganës kanë ndaluar furgonin, por gjatë këtij procesit janë sulmuar nga një veturë e cila ishte në përcjellje të tij. Kjo veturë goditi disa herë automjetet e doganës.

Pas sulmit ndaj oficerëve doganor vetura e cila ishte në përcjellje arriti të largohet përkohësisht, mirëpo oficerët doganor nuk ndërmorën masa, bazuar në vleresimin e situates dhe rrezikut  dhe për faktin që në atë veturë gjendej edhe një fëmijë i moshës 10 vjeçare.

Pas ikjes së automjetit dogana dhe policia e Kosovës janë angazhuar në kapjen e të dyshuarit. Sot i dyshuari është marr në pyetje nga hetuesit doganor dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

·    Sasia e kapur e duhanit është afër 20000 pako ,me vlerë 30.000 euro, tërë sasia është konfiskuar.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)