22 Dhjetor 2024

Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht

Gjakovë, 14 tetor - Dogana e Kosoves nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle detaje në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të Pijeve Alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Me këte rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht  dhe me kete rast i jane shmangur taksave dhe njekohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve të Republikës së Kosovës.

Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si 10,518 Litra Raki, 4,000 Litra Verë dhe 310 Litra Liker

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)