21 Prill 2025

Kapen 10.000 litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

  
Mitrovicë 10 shtator - Gjatë patrullimit të njësive antikontrabadë është arritë të parandalohet kontrabandimi i mbi 10000 litrave naftë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit  Man me ngjyrë të bardhë  me targa të Kosovës . Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet  antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një  moment mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur.

Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është derguar në doganë.

Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar pë hetime të mëtejme.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)