23 Dhjetor 2024

Kamionët me mallra të Kosovës hyjnë në Serbi

Prishtinë, 20 shtator - Serbia me në fund zmbrapset nga qëndrimi për të mos njohur dokumentacionin përcjellës të importuesve kosovarë, përfshirë këtu dokumentin e origjinës së mallit në të cilin shkruan “Republika e Kosovës”.

Shefi i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, ka konfirmuar se sot është lejuar të hyjë në Serbi kamioni i parë me mallra kosovare.

Në një intervistë për mediat kosovare Huruglica, ka deklaruar se kalimi është bërë në pikëkalimin te “Dheu i Bardhë”.
Ai inkurajoi tregtarët kosovarë që në mënyrë më masive të provojnë të kalojnë për në Serbi, qoftë për ta pasur këtë vend për destinacion, qoftë për ta shfrytëzuar për tranzit.

Serbia nuk ka lejuar mallrat kosovare të hyjnë në territorin e tyre që nga koha kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe kur u ndërrua statusi i doganave, nga të UNMIK-ut në të Kosovës.

Më 2 shtator Serbia në dialogun në Bruksel ra dakord të njohë vulat e doganave të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)