Junker i kënaqur nga reagimi i tregut devizor
Bruksel, 14 prill - Njeriu i parë i evrozonës Zhan Klod Junker deklaroi se është i kënaqur nga reagimi i tregjeve monetare globale në marrëveshjen e vendeve të eurozonës për të ndihmuar Greqinë.
Jam i inkurajuar nga reagimi i tregjeve, pas vendimit të vendeve të eurozonës për t\'i dhënë Greqisë huazime shpëtimi me kushte të volitshme, nëse vendi ka nevojë për to, tha Junkër, dhe theksoi se liderët europian doemos do të duhet të presin disa ditë, para se të mbërrijnë deri te konstatimi final se si të pranohet në tërësi ky plan.
Ai shtoi se ndryshimi i kursit të euros ndaj dollarit në tregjet monetare aziatike, evropiane dhe amerikane, si dhe rënia e kamatës për huazime për Greqinë nën 7 për qind, tregojnë se vendet e evrozonës kanë marrë vendim të duhur.
Junker do të takohet me ministrat e Eurozonës të premten, kur do të bëhet vlerësimi se si dhe kur do të përdoren kreditë, nëse Greqia i kërkon.