Junker: Euroja është e sigurtë
![Junker: Euroja është e sigurtë](http://ekonomia.info/repository/images/main/Zhan_Klod_Junker.jpg)
Bruksel, 26 nëntor - Valuta e vetme evropiane nuk është në rrezik, pornë eurozonën ekziston njëfarë debalanci i dukshëm me të cilin duhet tëluftojmë, deklaroi në intervistë për televizionin CNBC presidenti ieurozonës Zhan Klod Junker.
Problemet financiare të Irlandës dhe druajtja e përhapjes së krizës së borxheve në vendet tjera evropiane kohëve të fundit kanë ndikim negativ mbi dinamikën e euros.
Megjithatë, sot euroja i ktheu pozicinet pas rënies së djeshme të konsiderueshme, duke arritur (në raport me valutën amerikane) deri në 1.3390 dollarë për një euro prej 1.3370 dollarë për një euro nga dita paraprake.
Sipas Junkerit, mënyrat për tejkalimin e çekulibrave ekonomike në eurozonën dimensionet e së cilës u nënvlerësuan nga deputetët, janë zbatimi i reformave strukturore dhe rritja e konkurrentshmërisë së vendeve në eurogrupin.