Juani dobësohet përballë dollarit

Pekin, 26 shtator - Juani kinez u dobësua të mërkurën me 13 pikë bazë, në 6.3443 në raport me dollarin amerikan.
Lajmi u bë i ditur nga Sistemi i Kinës për Këmbimin e Monedhave të Huaja.
Në tregun valutor të vendit, juani lejohet që të rritet ose ulet me një për qind nga vlera mesatare e publikuar zyrtarisht çdo ditë pune nga autoritetet përgjegjëse të Pekinit.