26 Dhjetor 2024

John Bryson mbështetë nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë

Washington, 7 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me Sekretarin e Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. John Bryson për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në mes dy shteteve në fushën e zhvillimit të sektorit privat.

Në këtë takim, Kryeministri i Republikës së Kosovës falënderoi z. Bryson për ndihmën që Departamenti i Tregtisë është duke i dhënë Kosovës në kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e tregtisë dhe ndihmën për Agjencionin Kosovar për Promovimin e Investimeve.

Gjithashtu, Kryeministri Thaçi e informoi z. Bryson për politikat ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës në funskion të fuqizimit të sektorit privat, politika këto që fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe asaj fizike.

Kryeministri Thaci e njoftoi Sekretarin e Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara për mundësitë e ndryshme që ofron ekonomia e Kosovës për investime dhe e ftoi për bashkëpunim të mëtejm në nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Sekretari i Departamentit për Tregti të Shteteve të Bashkuara, Bryson i konfirmoi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimin e projekteve ekzistuese në fushën e infrastrukturës ligjore dhe të promovimit të investimeve.

Po ashtu, ai konfirmoi angazhimin dhe mbështetjen e Departamentit të Tregtisë për projekte të reja për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)