Japonia ratifikon Partneritetin e Transpaqësorit
Tokio, 10 dhjetor - Parlamenti japonez ka ratifikuar marrëveshjen tregtare të Partneritetit të Transpaqësorit (TPP).
Kabineti i Japonisë duhet ta nënshkruajë projektligjin për ta bërë zyrtar.
Ky veprim pritet të jetë formal, pasi për zbatimin e TPP-së kërkohet nënshkrimi nga Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, në takimin e tij me presidentin e zgjedhur të ShBA-së Donald Trump, ka ushtruar presion për mbështetjen e kësaj marrëveshjeje tregtare.
Megjithatë, Trump e ka përcaktuar tërheqjen nga TPP-ja si një nga përparësitë kryesore gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.