Japonia pas 31 vjetësh pati një deficit në tregtinë me jashtë
Tokio, 26 janar - Japonia për herë të parë pas 31 vjetësh pati një deficit në tregtinë me jashtë.
Fatkeqësia e tërmetit dhe e cunamit që ndodhi vitin e kaluar në 11 mars në Japoni, vlerësimi i tepërt i Jenit dhe rritja e faturave energjetike Japonia për herë të parë që nga viti 1980 e deri më sot pati një deficit në tregtinë me jashtë.
Sipas deklaratës së Ministrisë Japoneze të Financave, deficiti i tregtisë me jashtë i ekonomisë së tretë më të madhe në botë, për vitin 2011 është 2 trilionë e 492,7 miliardë jen (rreth 32 miliardë dollarë).
Ndërkohë që importi vitin e kaluar është rritur 12%, eksporti duke u pakësuar 2,7% ka arritur në 65,55 trilionë jen (rreth 843 miliardë dollarë).
Në pakësimin e eksportit ka ndikuar rënia në prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të automobilave dhe dorëzimi i automobilave në zonat përtej oqeanike nëpërmjet zinxhirëve të furnizimit, sektor ky i ndikuar negativisht nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit të vitit të kaluar.
Deficiti i tregtisë me jashtë i Japonisë për muajin dhjetor ishte 205,1 trilionë jen (5,6 miliardë dollarë). Gjatë periudhës në fjalë eksporti ishte pakësuar 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010 ndërkohë që nga ana tjetër importi pati një rritje 8,1%.