Japonia ndërhyn për të dobësuar jenin
Tokio, 16 shtator - Autoritetet japoneze kanë ndërhyrë në tregun financiar për të dobësuar jenin, monedhën vendase.
Së fundi jeni arriti vlerën më të lartë në 15 vitet e fundit përballë dollarit amerikan.
Jeni i fortë po dëmton eksportet japoneze duke penguar rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Kjo është ndërhyrja e parë në gjashtë vitet e fundit nga ana e autoriteteve japoneze në tregun financiar.