24 Dhjetor 2024

Japonia kritikon ShBA-në për proteksionizëm tregtar

Tokio, 5 qershor - Në konferencën e shtypit, sekretari i përgjithshëm i kabinetit japonez Yoshihide Suga shprehu keqardhjen për proteksionizmin tregtar të administratës së Trumpit.

"Qeveria amerikane, me prektekstin e sigurisë, ka zgjeruar masat e proteksionizmit tregtar, gjë që jo vetëm do të shkaktojë trazira në tregun ndërkombëtar, por edhe do të ndikojë në mënyrë të fuqishme në bashkëpunimin ekonomik Japoni-ShBA dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe nën kornizën e OBT-së. Shprehim keqardhje të madhe për këtë," thotë Yoshihide Suga.

Po këtë javë, ai tha për mediat se kryeministri japonez Shinzo Abe do të bëjë një vizitë në ShBA dhe do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, ai do të komunikojë aktivisht me Europën dhe Kanadanë, për të kërkuar përjashtim tarifor nga ShBA-ja nëpërmjet konsultimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)