27 Dhjetor 2024

Japonia kërkoi bashkëpunim nga BE e ShBA për tregtinë e lirë në botë

Bruksel, 22 mars - Gjatë një vizite në Bruksel Kryeministri japonez, Shinzo Abe i bëri thirrje Bashkimit Evropian për të bashkëpunuar me ShBA për të mbështetur së bashku me vendin e tij tregtinë e lirë në botë.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ftoi të martën Bashkimin Evropian (BE) për të bashkëpunuar me ShBA për të mbështetur së bashku me vendin e tij tregtinë e lirë në botë, gjatë një vizite në Bruksel.

“Përballë tendencave destabilizuese proteksioniste është e rëndësishme që Japonia dhe BE-ja të bashkëpunojnë gjithashtu edhe me ShBA-në për t’i dhënë botës një model të tregtisë së lirë”, deklaroi ai.

Abe i pranishëm në Bruksel për të takuar presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe atë të Këshillit Evropian, Donald Tusk për të mbështetur marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërsa vendi i tij është në negociata me BE-në.

Që nga marrja zyrtarisht e drejtimit të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, presidenti amerikan, Donald Trump dhe administratat e tij mbështesin një politikë proteksioniste dhe po tregohen armiqësorë ndaj pranisë së Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)