Japonia fillon importimin e naftës iraniane
Tokio, 22 korrik - Qeveria japoneze pa u kushtuar aspak vëmendje sanksioneve të perëndimit ndaj RII, ka filluar të importojë naftën iraniane.
Burimet informative japoneze shprehen: \"Qeveria e Japonisë ka biseduar me dy kompani iraniane në lidhje me sigurimin e naftës së këtij shteti duke transportuar atë me afro 3 milion fuçi nafte që në fillim të kësaj jave.\"
Parlamenti japonez një muaj më parë ka parashtuar një projekt për tu përballur me sanksionet e RII nga ana e Evropës sipas të cilit Japonia do të sigurojë nga Irani 7 miliard e 600 milion dollarë për cisternat që do të transportojnë naftën iraniane drejt këtij vendi.