09 Janar 2025

Japonia e interesuar që të investoj në Kosovë

Mitrovicë, 22 janar - Shumë shpejt do të hapen zyrat ndërlidhëse ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, përkatësisht ndërmjet Mitrovicës dhe Tokios që kanë për qëllim thithjen e investimeve ndërkombëtare. Kështu u bë e ditur gjatë një vizite disa ditore që i bënë disa investitor japonez Komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast, investitorët që kryesisht merren me industri, bujqësi dhe agrokulturë u pritën nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Investitorët u interesuan për kushtet, mundësitë, hapësirat dhe lehtësirat që ofron Komuna e Mitrovicës për investime të huaja, përkatësisht për investimet ndërkombëtare.

Kryetari Bahtiri, paraqiti një hartë me pozicione apo territore ku komuna ka mundësi t’u afrojë bashkëpunim për investimet e huaja si dhe tregoj për kushtet infrastrukturore, ambientale e afariste që i ofron Komuna e Mitrovicës për të investuar. “Ne si autoritete komunale dhe unë si kryetar do të bëjmë krejt çka është e mundur që të krijojmë kushte për investime të huaja”.

Kryetari Bahtri, po ashtu i informoi investitorët japonez me synimet e autoriteteve komunale që Mitrovica të shpallet zonë e lirë ekonomike.

Yashhari Hirano- nga kompania ndërkombëtare “Assist Japan-LDD” që i printe delegacionit japonez, tha se është shumë i interesuar për të investuar në Kosovë.“Unë, së bashku me disa investitorë japonez kemi ardhur në Mitrovicë për t’i shikuar mundësitë që ofron Mitrovica për investitorët e huaj. Ne jemi ndarë të kënaqur dhe po mendojmë që fillimisht t’i hapim zyrat ndërlidhëse mes Kosovës dhe Japonisë, përkatësisht mes Mitrovicës dhe Tokios në mënyrë që edhe investitorët tjerë japonez të kenë mundësi për t’i parë mundësitë që ofron Mitrovica për investime”, ka deklaruar Hirano.

Ndërkaq, Yashihisa Vatanage  dhe Yashihoro Kon, shprehen interesim për investim në fushat e industrisë dhe bujqësisë. “Kemi dëgjuar se Mitrovica ka resurse të mëdha natyrore për investime në bujqësi dhe industri dhe tash kemi dal për identifikimin e këtyre resurseve”, u shpreh Yashihoro Kon.

Ata theksuan se gjithë këto interesime për investime po bëhen për shkak të besueshmërisë që kanë ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Të njëjtit investitor theksuan se janë të interesuar që së bashku me partner të ndryshëm japonez të investojnë në disa fusha në Mitrovicë. Ata shprehën dëshirën që ta hapin edhe një shkollë japoneze në Mitrovicë, për mësimin e gjuhës elementare japoneze, ku pasi të startojnë me investime në mënyrë të organizuar t’i dërgojnë punëtorët për trajnime profesionale në Japoni. Pas trajnimeve punëtorët do të kthehen për të punuar në fabrikat e investitorëve në Mitrovicë.

Bëhet e ditur, se gjithsej numri i punëtorëve nga Mitrovica që mendohet se do t’i ndjekin trajnimet në Japoni do të jetë 1000 deri 3000 mijë persona, të cilët edhe gjatë kohës së trajnimit do të paguhen nga investitorët me pagën bazë të shtetit japonez, apo rreth 2000 mijë dollarë në muaj. Trajnimet mendohet të zgjasin prej 7 muaj deri në 3 vite.

Shpenzimet për hapjen e zyrave ndërlidhëse ndërmjet Mitrovicës dhe Tokios do të mbulohen nga investitorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)